24
Feronikeli 74 dhe Prishtina kanë barazuar me rezultat 0-0 në ndeshjen e javës së 28-të të zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre në pjesën e parë, që solli një përballje të barabartë.
Në pjesën e dytë, drenicasit ishin më të rrezikshëm, por nuk arritën të shënonin golin e epërsisë.
Fiton Hajdari dhe Alban Shillova kishin raste të mira për Feronikelin 74 në këtë pjesën lojë.
Prishtina mbetet e pesta me 40 pikë, ndërsa Feronikeli ka 30 pikë dhe është në vendin e tetë.
Prishtina gjatë 28 ndeshjeve ka marr 16 barazime.