Kurti në konferencën e organizuar nga të majtët në përgatitje për zgjedhjet europiane: Kosova e lumtur të punojë mbi vlerat e përbashkëta

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dje mori pjesë në konferencën dhe takimin e liderëve të organizuar nga Partia Socialiste Europiane (PES).

Kurti shkroi se ishte “një kënaqësi” të merrte pjesë në konferencën me temën “Ne qëndrojmë së bashku – për Europën tonë!”.

banner

“Kosova është një përkrahëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera europiane mbi vlerat e përbashkëta”, shkroi Kurti në “X”.

Kryeministri udhëtoi dje për në Bukuresht të Rumanisë, për të marrë pjesë në këtë konferencë, “në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet europiane në qershor të këtij viti”, siç njoftoi Zyra e Kryeministrit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy