Operacioni policor rezulton me kapjen e një sasie droge, PK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

by Nexhat

Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme në orën 17:00, në lidhje një operacion i cili ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një sasie droge,

PK njofton se në konferencën që do të mbahet në stacionin policor “Qendra” do të flasin drejtori i Antidrogës dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës

banner

“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën e jashtëzakonshme të organizuar nga Policia e Kosovës, e cila i dedikohet një operacioni të antidrogës, gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të substancave narkotike nga autoritetet policore dhe detaje tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në konferencën e cila do të mbahet në stacionin policor Qendra (nr. 1) në Prishtinë, do të marr pjesë Drejtori i Antidrogës së PK-së dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy