Ten Hag me emocione të përziera pas barazimit me Liverpoolin

by Nexhat

Duke folur për BBC për të përshkruar ndjenjat e tij pas barazimit 2-2 të Manchester United kundër Liverpoolit, Erik ten hag nuk ishte shumë i kënaqur.

Trajneri holandez ka thënë se ekipi i tij po bën shumë gabime dhe këto po u kushtojnë ndeshje pas ndeshje

banner

Erik ten Hag deklaroi: “Emocione shumë të përziera. Në njërën anë jam i zhgënjyer që kemi rënë shtatë pikë në një javë pasi kemi qenë në pozitat fituese, por duhet të fajësojmë veten për gabime të mëdha”

“Në anën tjetër jam shumë krenar. E shihni se si po përmirësohemi dhe potenciali i kësaj skuadre është i mahnitshëm – jam krenar”.

“Në zonat vendimtare ne po humbnim betejat veçanërisht me lojtarët e rinj që nuk ishim të sigurt për t’i fituar ato duele. Ne inkurajuam në pjesën e dytë të bënim më mirë dhe ata u ngritën”, ka shtuar më tej holandezi

Manchester United ishte mjaft i paqëndrueshëm gjatë gjithë lojës kundër Liverpoolit, me dy gola spektakolar që i ndihmuan Djajtë e Kuq të merrnin diçka nga Reds. Skuadra e Ten Hag është 11 pikë prapa top katërshes me shtatë ndeshje të mbetura këtë sezon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy