Ushtria izraelite konfirmon reduktim të forcave në Gazën jugore

by Nexhat

Ushtria izraelite tha të dielën se po reduktonte numrin e ushtarëve nga Gaza jugore, duke lënë vetëm një brigadë në zonë.

Ushtria theksoi se një “forcë e rëndësishme” do të mbetet në Gaza.

“Kjo është një tjetër fazë në përpjekjet e luftës”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), nënkoloneli Peter Lerner për BBC,

Tërheqja po interpretohet si taktike, dhe jo një shenjë se lufta mund të jetë më afër fundit. Gjithashtu të dielën, Izraeli dhe Hamasi thanë se të dy kishin dërguar delegacione në Kajro për t’iu bashkuar negociatave të reja të armëpushimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy