Abdixhiku pret në takim deputetin shqiptar në parlamentin suedez, Adnan Dibranin

by Nexhat

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim deputetin shqiptar të Parlamentit Suedez, Adnan Dibranin dhe zëvendësdeputetin, Arbër Gashi të shoqëruar nga ambasadori i Suedisë në Kosovë, Johanes Westerlund.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku diskutoi në veçanti për organizimin e brendshëm partiak në mërgatë, themelimin e nëndegëve të reja dhe shtrirjen e aktiviteteve tona gjithandej në shtetet e Evropës

banner

Kryetari Abdixhiku theksoi se shqiptarët sot në shtetet evropiane kanë arritur suksese në angazhimin e tyre në jetën publike, duke u bërë deputetë të parlamentve të vendeve që jetojnë.

Po ashtu gjeneratat e reja të mërgatës sonë kanë avancuar shumë në integrimin dhe involvimin në procese politike, duke u bërë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave në shtetet e zhvilluara evropiane

Adnani e Arbëri janë model i dy të rinjve që kanë angazhim dhe vullnet për t’i përfaqësuar bindjet dhe pikpamjet e veta edhe për zgjedhjet për Paralamentit Evropian, andaj Lidhja Demokratike e Kosovës fton bashkatdhetarët që janë me nënshtetësi të shteteve të BE-së, të votojnë për deputetë të Parlamentit Evropian, shqiptarë, figura entuziaste dhe me plot vizion për të përfaqësuar sa më mirë interesat e vendeve që veprojnë dhe interesat tona si shqiptarë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy