Përgjysmimi i çmimeve të qumështit në ferma në krahasim me vitin e kaluar nxori sot në protestë blegtorët e Lushnjës dhe Fierit.
Blegtorët janë nisur me traktorët e tyre nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja drejt rreth-rrotullimit të Savrës, ku rreth orës 12:00 është bllokuar autostrada Lushnjë-Fier
Me pankarta në duar “Bojkotoni qumështin serb”, “Respektoni prodhimin vendas” dhe “Duam subvencion si gjithë Evropa”, blegtorët po protestojnë për çmimet e ulëta të qumështit dhe për mungesën e subvencioneve. Vitin e kaluar, një litër qumështin në fermë kushtoi rreth 140 lekë, ndërsa tani, më pak se 70 lekë, teksa importet e këtij produkti janë rritur ndjeshëm në tre muajt e parë të vitit.
Blegtorët pohuan se, shteti përveçse nuk jep subvencione për bujqit shqiptarë, nuk mbron prodhimin vendas nga çmimet e importit. Blegtorët pohojnë se asnjë nga institucionet e shtetit, përkatësisht, Autoriteti i Konkurrencës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural nuk po bëjnë detyrën për të nxitur dhe për të mbrojtur prodhimin vendas
Prodhuesit dhe blegtorët pohojnë se kostot në zinxhirin e blegtorisë janë të larta pasi shteti nuk subvencionon sektorin. Me heqjen e përjashtimit të TVSH, duke kthyer edhe një herë nivelin 20%, situata e përkeqësua më tej. Çmimi i qumështit në fermë aktualisht është 40% deri në 80% më i lartë se në BE dhe Rajon.
Në Shqipëri, vitin e kaluar blegtorët që kishin mbi 10 krerë lopë morën nga 98 euro për kokë me dy këste, ndërkohë që në Serbi pas grevës së blegtorëve vitin e kaluar, subvencioni për një lopë qumështi është 365 uro dhe për çdo litër blegtori merr mbrapsht 0.16 cent.
Kjo diferencë në çmime po o orienton fabrikat shqiptare drejt importit të qumështit nga jashtë, çka do të thotë se është një presion i shumëfishtë për blegtorët që tashmë vuajnë nga kostot e larta të lëndës së parë, mungesa e fuqisë punëtore dhe braktisja e fshatit
Nga ana tjetër, Shqipëria nuk ka një konsum të shpërndarë në mënyrë të qëndrueshme në të gjithë muajt e vitit. Vitin e fundit pati një kërkesë jo të zakonte në tre muajt e verës për shkak të fluksit të lartë të turistëve. Pas festave të dhjetorit, tani në tre muajt e parë të vitit 2024, shitjet kanë rënë ndjeshëm pohojnë përpunuesit.
Deformimet në treg dhe konsumi me hope dëmton fermerët. Blegtorët shqiptare nuk ka kapacitete depozituese, nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e transportit, nuk janë të përfaqësuar me sindikata dhe janë “viktima” të ndryshimeve të çmimeve sipas nevojave të tregut.
Në vende të tjera të Europës këto luhatje eliminohen nga subvencionet. Në të gjithë vendet fqinjë subvencionet ndaj blegtorëve u rritën me tej pas kostove që krijoi lufta në Ukrainë, duke rritur më tej konkurrencën më vendin tonë