Dështon ekstradimi i Sheval Muaremit, bosi nga Gërçeci, pas arrestimit lihet i lirë në Dubai

by Nexhat

Sheval Muaremi nga Gërçeci është liruar dje pasi ka kaluar disa orë në një stacion policor në Dubai. Ai u arrestua në Dubai në të njëjtën ditë, shkruajnë mediat nga Maqedonia e Veriut.

Për kreun e klanit nga Gërçeci, më 19 mars, ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka firmosur kërkesat për ekstradimin e tij, pasi më herët është lëshuar një urdhër ndërkombëtar.

banner

Sipas burimeve Shevali u la i lirë pasi autoritetet lokale i thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur, ndaj e lanë të lirë. Ndryshe, ndaj tij janë dorëzuar prova nga aplikacioni Sky, të cilin policia e Dubait nuk e ka njohur si relevante.

Muaremi dyshohet se është kreu i grupit nga Gërçeci dhe akuzohet për vrasje dhe transport droge dhe u zbulua përmes një operacioni të mbështetur nga institucionet hetimore ndërkombëtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy