Fermerët nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja protestë për çmimin: Vijnë trajlera pafund me qumësht nga Serbia

by engel

Fermerë nga Kavaja, Vlora, Berati, Fieri dhe Lushnja udhëtuan me traktorët e tyre drejt rrethrotullimit të Savrës ku bllokuan për më shumë se një orë autostradën Lushnje-Fier në shenje proteste për çmimin e ulet të qumështit.

Në kushte shumë të vështira për shkak të çmimit të ulet të qumështit nga grumbulluesit, fermerët kërkuan ndërhyrjen e shtetit për mbështetje.

banner

Sipas tyre produktet e importit që hyjnë në vendin tonë pa kriter, po paralizojnë fermerin shqiptar, i cili nuk përballon dot as kostot për prodhimin e qumështit.

Në shenjë proteste fermerët mbushen rrugët me qumësht ndërsa paralajmëruan përshkallëzim të protestës nëse nuk ka një reagim për situatën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy