I humbur që 11 ditë, policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Rexhep Kurtit nga Gjilani

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Gjilan, rezulton i humbur që nga data 29 mars.

Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e personit të humbur, 

“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të identifikimit dhe gjetjes së personit, lëshon këtë, Rexhep (Rrahman)Kurti lindur me 27.04.1955, me adrës banimi Rr. “ Haqif Tetova” nr.2 në Gjilan, i njejti është larguar nga shtëpia që nga data 29.03.2024 dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Telegrafi/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy