Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka demantuar deklaratat e Qeverisë së Kosovës se Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare.
LDK tha se Kosova gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk ka shënuar progres në indekset ndërkombëtare, si Raporti i BE-së, World Justice Project e Transparency International.
Ata bën të ditur se do t’i gëzoheshin progresit të Kosovës në të gjitha fushat, por raportet nuk janë të vërteta dhe se Qeveria e Kosovës po manipulon me këto raporte,
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur dhe konferencë për medie për të shprehur shqetësimin e saj për Raportin e BE-së, ku Kosova ishte vlerësuar me notën më të ulët “progres i limituar”; pra është niveli më i ulët i progresit. Ky raport është më i keqi ndonjëherë ndër vite. Raporti përveç tjerash theksoi shqetësimet për keqmenaxhimin dhe korrupsionin. Nuk ka se si të ishte më ndryshe, ku në po të njëjtin raport përmenden kontratat sekrete. Pra ka propagandë nuk ka luftë kundër korrupsionit! LDK ripërmend fatkeqësisht, se Kosova për herë të parë në historinë e saj është ende nën sanksione të BE-së. Për këtë raport krenohet kjo Qever” – shkruhet në komunikatën për media.
LDK potencon se sipas Transparency International, Kosova vendin e 83-të e ndau me Burkina Fason, Afrikën e Jugut e Vietnamin, duke shtuar se vetëm gjatë qeverisjes së LDK-së (2014-2017), Kosova u ngrit nga 33 poena, në 39 në Transparency International.