Mandati i Xhaçkës, Parlamenti voton të enjten nëse do ta çojë në “Kushtetuese” për shqyrtim

by Nexhat

Ka përfunduar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Pas rresh 1 ore diskutimesh, u vendos që të enjten parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

banner

Ky vendim nuk u mirëprit nga deputetët demokratë. Deputetët e opozitës Gazment Bardhi e Ervin Salianji akuzuan maxhorancën se është bërë mburojë e Olta Xhaçkës dhe kërkoi që çështja të mos zvarritet por të futet në rend të ditës në seancën e ardhshme

Salianji: Ju shfaqët sulm ndaj drejtësisë së re që e përkëdhelni me të madhe.

Nikolla: Asnjë lloj sulmi, vetëm debat i shëndetshëm.

Bardhi: Nuk mund të talleni kështu as me parlamentin as me opozitën. Ne ju thamë ta dërgojmë në seancë plenare, këmbëngulët që do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Kush është konkluzioni i mbledhjes së sotme?

Nikolla: Do t’i propozojmë raportin që do më paraqisni brenda ditës së mërkurë.

Bardhi: Cili është qëndrimi juaj? Apo s’keni marrë akoma telefonatën nga Edi Rama.

Nikolla: Jo, të lutem, absolutisht.

Bushka: Unë e thashë. Do t’i dërgohet raporti seancës plenare për të vendosur në lidhje me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ky është qëndrimi ynë.

Bardhi: Pra i duhen edhe 48 orë sa të kuptojnë e ka lëshuar apo jo Edi Rama Olta Xhaçkën.

Kujtojmë që Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të PD, për ta shfuqizuar vendimin e Parlamentit që miratoi raportin e mazhorancës për të mos e çuar mandatin e Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy