Milani ka filluar të zhvillojë një reputacion si një strehë e sigurtë për lojtarët karriera e të cilëve ka ngecur peng tek Chelsea, teksa ata kanë ‘rikthyer në jetë’ katër lojtarë në vitet e fundit.
Nga një dekadë e tmerrshme dhe pa rezultate, ‘Rossonerët’ u rikthyen përsëri në ditët e tyre të lavdisë duke bërë një punë të mirë në afatet kalimtare gjatë viteve të fundit, duke u munduar që të gjejnë opsione të lira. Puna e tyre e mirë bëri që ata të korrin sukses ku dhe arritën eventualisht të fitojnë Scudetton
Nga Chelsea tek Milani
Gazzetta dello Sport ka përmendur se si Milani i ka ndihmuar që të ‘shpëtojnë’ karrierën e tyre katër lojtarë që kanë dështuar të impresionojnë tek Chelsea, duke filluar nga Fikayo Tomori
Mbrojtësi anglez kishte bërë vetëm 27 paraqitje për ‘Blutë e Londrës’, por ai ka shkëlqyer me paraqitje në Serie A, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve më të mirë në ligë.
Lojtari i dytë që u ‘ringjall’ pasi u transferua nga Chelsea tek Milani është Olivier Giroud. Francezi arriti që të shënojë vetëm katër gola në Ligën Premier në sezonin e tij të fundit me Chelsean, dhe që nga atëherë ai ka dëshmuar të jetë një lojtar i rëndësishëm për Milanin duke shënuar 47 gola në 123 paraqitje.
I treti në radhë është Ruben Loftus-Cheek i cili asnjëherë nuk arriti që të shpëtojë nga hija e Maurizio Sarrit tek Chelsea. Në Itali, ai kishte shënuar 10 gola në 35 ndeshje në sezonin e tij të fundit, duke dëshmuar se ishte një ndër blerjet më të mençura të verës
Në fund, është Christian Pulisic i cili nuk ka nevojë për prezantim. Sulmuesi amerikan ka kontribuar direkt në 21 gola në 41 ndeshje të luajtura në tetë muajt e fundit, duke kthyer vetëbesimin e tij.