Një video po merr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, duke shfaqur një ngjashmëri të jashtëzakonshme midis një gruaje latine të panjohur dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e internetit, shfaqet Presidentja Osmani në një video në një laptop, ndërsa menjëherë pas saj, një grua që ka një ngjashmëri të habitshme me të.
Duket që videoja është krijuar nga një burrë që ka dashur të dokumentojë ngjashmërinë mes gruas së tij dhe Presidentes së Kosovës.
Gjatë videos, gruaja përpiqet të imitojë qëndrimin e Presidentes Osmani, po ashtu edhe përshëndet në gjuhën shqipe, ndërsa në sfond duket flamuri i Kosovës.
Nje koment shihet në këtë video që thotë: Sigurisht, ti dukesh si presidentja Vjosa Osmani.
Ky postim mori reagime të shumta nga komentuesit, të cilët pajtoheshin se ato me të vërtetë kishin ngjashmëri.