Vendi ynë gjatë kësaj jave do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike dhe të masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.
Nën këto kushte moti do të karakterizohet gjatë gjithë javës me diell e vranësira të pakta dhe shumë i ngrohtë.
Sipas parashikimeve të fundit, gjatë javës së ardhshme, konkretisht rreth mesjavës, pritet të depërtojnë masa të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, duke sjellur ulje të theksueshme të temperaturave dhe të reshura.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në mesjavë, me shpejtësi prej 15-44 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C, shkruan Meteo Kosova.