Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, lihet në fuqi masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit

by Nexhat

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak

Njoftimi i Gjykatës së Lartë:

banner

Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se GJL vendosi që të lërë në fuqi masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO. Berisha ka “trokitur” në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke thënë se nuk ka kushte ligjore, që të mbahet në këto kushte. Sipas mbrojtjes, Berisha nuk ka mundësi që të ikë apo të prishë provat. Pavarësisht pretendimeve të Berishës, edhe betejën në Gjykatën e Lartë e humbi. Berisha ka të drejtë të revokojë masën në GJKKO.

Ish-kryeministri Sali Berisha nën hetim për korrupsion në lidhje me procedurën e privatizimit të ish-klubit Sportiv Partizani humbi betejën e radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare

Gjykata e Lartë vendosi në dhomë këshillimi të mos pranojë rekursin e deputetit demokrat dhe të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpi” me mbikqyrje policore, firmosur ndaj ish-kryeministrit Berisha që me 30 dhjetor 2023. Përmes avokatëve, Berisha synonte heqjen e kësaj mase, duke pretenduar se nuk ekzistojnë kushte dhe kritere që ai të mbahet në arrest shtëpie.

Por kërkesat e tij nuk janë gjetur të drejta nga kolegji penal i gjykatës supreme. Një ditë më herët gjykata e posaçme, vendosi të rrëzojë një tjetër kërkesë të ish-kryeministrit për revokimin e të njëjtës masë. Sali Berisha është nën hetim për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dyshohet për korrupsion e pastrim parash.

Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij të privatizojë ish-klubin sportiv. SPAK ka vendosur të zgjasë afatet e hetimit edhe për 3 muaj dhe pritet që ky vendim i prokurorëve të posaçëm të miratohet nga gjykata. Sali Berisha thotë se arrestimi i tij është politik dhe se mbajtja në arrest shtëpie, po bëhet me qëllim që t’i digjet mandati i deputetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy