ISIS kërcënon me sulme terroriste në stadiumet e çerekfinaleve të Champions League

by Merita

ISIS ka kërcënuar se do të sulmojë katër stadiumet që do të presin ndeshjen e turit të parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

“Al Azaim” – organizata mediatike përgjegjëse për përhapjen e mesazheve të Shtetit Islamik – publikoi një imazh të një posteri që kërcënonte për sulme në impiantet sportive “Parc des Princes”, “Santiago Bernabeu”, “Ëanda Metropolitano” dhe “Emirates”.

banner

Mesazhi ishte i shkurtër por shumë i qartë: “Vritini të gjithë”. Kërcënimi nga ISIS erdhi pasi media e lidhur me këtë organizatë të islamit radikal, Sarh al-Khilafah, publikoi një imazh më 30 mars në të cilën bënte thirrje për sulme ndaj tifozëve që ishin në “Allianz Arena” të Mynihut për të parë ndeshjen midis Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Ndërkohë, pas kërcënimit të ri, autoritetet në Madrid kanë aktivizuar procedurat e rrepta të sigurisë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve Real Madrid-Manchester City dhe Atletico-Borussia Dortmund.

Të dyja sfidat janë shpallur me rrezikshmëri të lartë nga Komisioni Kundër Dhunës dhe do të kenë praninë e mbi 3000 anëtarëve të forcave të sigurisë.

Pothuajse 8,000 tifozë të Manchester City dhe Borussia Dortmund priten po ashtu në kryeqytetin spanjoll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy