Presion SPAK? Bardhi: Bashën e kemi lënë të flasë me veten, ne nuk kemi asgjë në dorë që…

by Nexhat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat, u pyet për akuzat e Bashës, që deklaroi se Rithemelimi po ushtron presion ndaj SPAK

Bardhi theksoi se Basha është opozitë e opozitës dhe po flasin me vete e do të flasin me vete. Sipas Bashës, opozita nuk ka asgjë në dorë dhe nuk ka si të ndikojë tek SPAK-u.

banner

“Ata janë opozitë e opozitës. Shqipëria ka parë modele të tilla në 33 vite. Vendimi ynë është që kushdo që bën opozitën e opozitës ka vendosur të flasin me veten. Ne i kemi lënë të flasin me veten dhe do vazhdojnë të flasin me veten.  Opozita nuk ka asgjë në dorë që të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë, nuk kemi pushtet e nuk kontrollojmë institucionet shtetërore, të vetmit që kanë mekanizma ndaj institucioneve të drejtësisë është pushteti, është kryeministri. Vetëm një njeri i pushtetshëm mund të ushtrojë presion mbi institucionet e drejtësisë. Këta flasin për gjëra të përgjithshme, por nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës dhe të Veliajt. Zoti Dumani e tha vetë se nuk marrin informacione nga institucionet për abuzime”, deklaroi Bardhi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy