100 ditë në izolim, Berisha: Kjo ditë përkon me festën e Bajramit, tregon se Zoti është me mua

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij të mbajtur në tubimin qytetar, ka uruar shqiptarët për festën e shenjtë të Bajramit. Berisha theksoi se, kjo ditë që përkon me 100 ditë qendresë, na rikujton se Zoti është me ne

Berisha, duke mbajtur fjalën në ditën e 100 të tubimit qytetar tha se secili nga ne duhet të kuptojë rëndësinë e betejën që po luftojmë.

banner

Në fjalën e tij, Berisha tha se, arrestimi i tij ishte bërë me qëllim që të ndëshkohej anti-korrupsioni i tij. Berisha, tha gjithashtu në fjalën e tij, në ditën e 100 të tubimit qytetar se rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar. Ish-kreu i qeverisë tha se një periudhë e artë për vendin tani po afron, periudhë e lirisë pa diktaturë.

Po ashtu Berisha në fjalën e tij tha se, këto 100 ditë shprese nuk janë fundi i qendresës, por janë vetëm një kapitull i radhës në të tjerë, që do të vijojnë gjer në fitore të padiskutueshme të PD

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy