65 rrugë të paligjshme u identifikuan drejt kufirit me Serbinë, Elshani thotë situata s’është e mirë kur pyetet për sigurinë në veri

by Merita

Zëvendëskomandanti i policisë për veriun, Veton Elshani, ka bërë të ditur se situata nga kjo zonë, nuk është e mirë, ndërsa është pyetur nga mediumi britanik, mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Këtë ai e thotë para se ta nxirrte gazetaren e The Telegraph, Danielle Sheridan, pranë kufirit me Serbinë, ndërsa ajo po realizonte reportazhin ”A mund të jetë Kosova, Ukraina e ardhshme?”, transmeton klankosova.tv.

banner

“I shihni armët?” thotë ai. ”Këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”.Siç specifikohet mes tjerash, që nga sulmi i Banjskës, Elshani bashkë me ekipin e tij, kryejnë patrulla ditore në rajonin kufitar, duke kërkuar rrugë të paligjshme për në Serbi, të cilat u përdorën nga persona të armatosur në vjeshtën e vitit të kaluar.

”Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, shton ai.”Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”.
N
ë numërimin e fundit, policia identifikoi 65 rrugë të paligjshme, të gjitha të bllokuara me kanale të mëdha të prera në beton. Edhe 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht nëpërmjet dronëve.

Prezenca e vazhdueshme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi mesazh Beogradit se Kosova po i mbronte kufijtë e saj, tha komandanti Elshani.

”Banjska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve”. “Kur gjaku derdhet, atëherë është problem”.
”Nuk është surprizë që Vuçiq dëshiron të pushtojë”, tha ai. “Ata mund të na qëllojnë, por nuk mund të na trembin.”

Për komandant Elshanin, ekipi e tij është në stërvitje për sulm.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy