Atletico Madridi ka arritur ta mposht Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave.
Los Colchoneros arritën të shënon që në fillim, dhe këtë me rast të një gabimi skandaloz të gjermanëve.
Zhvillohej minuta e 4-të, kur Rodrigo de Paul shënoi nga afër për 1-0.
https://twitter.com/shaweet/status/1778142936095437213?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778142936095437213%7Ctwgr%5Ec6799161b7f4cb4c91087cdd659edda717be33d1%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fatletico-madridi-fiton-takimin-e-pare-ndaj-borussia-dortmundit%2F
Vendasit ishin më të mirë duke rrezikuar edhe në minutën e 20-të me Jose Maria Gimenez, por pa sukses.
Në minutën e 32-të, Samuel Lino arriti të shënojë pas një aksioni të bukur për 2-0.
Në pjesën e dytë në të shumtën e kohës, Atletico Madridi arriti të menaxhojë lojën
⏯️ ¡Vuelve a rodar el esférico en el Cívitas @Metropolitano!
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 10, 2024
• #AúpaAtleti • #AtletiBVB • #UCL • pic.twitter.com/KpwMIn2hJx
Julian Brandt dhe Samuel Lino kishin raste të mira për të dy skuadrat për të ndryshuar rezultatin.
Milionerët u kthyen në lojë në minutën e 81-të, kur Sebastien Haller shënoi për 2-1.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja e radhës pritet të jetë e zjarrtë, pasi që rezultati i sotëm i mban të dyja në lojë