Frika për sulme në Tel Aviv dhe Jeruzalem, Izraeli merr vendimin e papritur

by engel

Ushtria izraelite ditët e fundit ka ndërprerë sinjalet GPS në disa qytete, duke përfshirë zonën metropolitane të Tel Avivit dhe Jerusalemit.

Një vendi i tillë u mor në përpjekje për të penguar sulmet me raketa ose dronë që mund të lëshohen nga Irani ose grupet e mbështetura nga Irani në rajon.

banner

Bllokimi shkaktoi një “stopim” të jetës normale, duke rritur pakënaqësi në të gjithë vendin.

Qytetarët që përdorin aplikacione të tilla si Google Maps ose Waze për të udhëtuar në Tel Aviv thanë se aplikacionet e tyre tregonin se ishin në kryeqytetin libanez Bejrut ose Kajro në Egjipt.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, javën e kaluar tha se Izraeli ka iniciuar këtë ndërhyrje për të neutralizuar kërcënimet, edhe pse janë të vetëdijshme në lidhje me pakënaqësitë që do të krijoheshin.

“Ky është një mjet jetik dhe i domosdoshëm për mbrojtjen tonë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy