Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është i ftuar në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ai është pyetur për emigrimin e shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Osmani tha se njerëzit ikin për një standard të lartë, por foli për punën që kanë bërë si BDI në pushtet.
Ai tha se sot shqiptarët janë të përfshirë në çdo institucion.
Më tutje, ai ka theksuar se deri në vitin 2030 do të ulën në tryezën e Bashkimit Evropian.
“Po vizitoj Vizioni i Integrimit deri në vitin 2028 ne i mbyllim kapitujt, deri në vitin 2030 ne ulemi në tavolinën e Bashkimit Evropian, kjo është oferta që ne ofrojmë karshi ofertës së izolimit dhe konflitit”, ka thënë Osmani.