23
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Simon Harris për emërimin si kryeministër i Irlandës.
Në platformën X, ajo ka theksuar se e mirëpret bashkëpunimin me Harris.
“Ne e vlerësojmë partneritetin tonë të gjatë me Irlandën, duke reflektuar në angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike dhe prosperitetit të ndërsjellë”.
“Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar më tej këtë partneritet”, ka shkruar Osmani.