Lideri i Hamasit thotë se vrasja e djemve dhe nipave të tij nuk do të ndryshojë kërkesat e bisedimeve për armëpushim me Izraelin.
Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka akuzuar Izraelin për vrasjen e tre fëmijëve dhe tre nipërave të tij në “frymën e hakmarrjes dhe vrasjes”, shkruan skynews.
Ai i tha kanalit satelitor Al Jazeera se djemtë e tij “u martirizuan në rrugën e çlirimit të Jerusalemit dhe xhamisë al-Aqsa”.
“Armiku kriminal drejtohet nga fryma e hakmarrjes dhe vrasjes ndërsa nuk vlerëson asnjë standard apo ligj”, tha Haniyeh, i cili jeton në mërgim në Katar.
Ai tha se vrasjet nuk do të bëjnë presion ndaj Hamasit për të zbutur pozicionin negociues
“Armiku beson se duke vënë në shënjestër familjet e liderëve, do t’i shtyjë të heqin dorë nga kërkesat e popullit tonë”, tha ai
Kushdo që beson se shënjestrimi i djemve të mi do ta shtyjë Hamasin të ndryshojë pozicionin e tij është deluzion.
Sky News kontaktoi zyrtarët izraelitë, por ata nuk mund të konfirmonin raportimet për vrasjet