Shëtitja në breg kthehet në makth, dallgët gjigande “rrëmbejnë” vajzën e vogël, e shpëton i ati

by Merita

Një vajzë e vogël është “rrëmbyer” nga dallgët ndërkohë që luante.

Nga pamjet e publikuara shihet babai i saj i cili nuk ngurron të hidhet në det pas vajzës së tij. Ajo po ecte përgjatë një muri deti në North Wollongong, Australi, së bashku me babanë e saj kur vala e mori atë dhe e hodhi në det.

banner

 E gjithë zona u godit nga një stuhi një ditë më parë, e cila shkaktoi përmbytje të mëdha dhe dallgë të forta për shkak të erërave të forta. Videoja tregon vajzën e vogël duke vrapuar përgjatë detit kur një valë masive e mori atë me vete.

Babai nuk hezitoi asnjë sekondë dhe shihet duke u hedhur në det për ta shpëtuar. Më pas ai përpiqet të qëndrojë në këmbë ndërsa mban vajzën.

Dëshmitarët okularë hodhën bova në det për të ndihmuar babanë dhe vajzën që qëndroni në det, ndërsa një helikopter shpëtimi dhe shërbimet e urgjencës mbërritën.

Babai dhe vajza nuk pësuan asnjë lëndim, pavarësisht se po notonin nëpër shkëmbinj në dallgë. David Graham, i cili ndihmoi në shpëtim, tha për 7Neës se babai ishte i rraskapitur kur ata e nxorën nga uji “por ai kurrë nuk e la fëmijën vetëm”.

Ata u trajtuan për gëlltitje të ujit të detit dhe gërvishtje të vogla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy