46
Në protestën e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studentëve.
Aktivisti nga ORCA, Rron Gjinovci është arrestuar në këtë protestë nga Policia,
Ndryshe, Lëvizja Feministe Studentore po proteston që disa ditë me kërkesën për shkarkimin e Krasniqit, pas denoncimit të 27 studenteve për ngacmim seksual.