Atalanta i shokon anglezët, fitore me tri gola në Anfield

by Nexhat

Atalanta e ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0 në “Anfield Road” në çerekfinalen e parë të Ligës së Evropës.

Mario Pasalic rrezikoi i pari që në minutën e tretë, por Caoimhin Kelleher bëri pritje të bukur

banner

Alexis MaC Allister dhe Darëin Nunez kishin raste shumë të mira, por që nuk arritën të shënonin.

Italianët kaluan në epërsi në minutën e 38-të, kur Davide Zappacosta asistoi te Gianluca Scamacca, i cili shënoi për 1-0.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1778508072316436534?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778508072316436534%7Ctwgr%5E876e175fe270acdbbffabf8f0635d1b085f219f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fatalanta-jep-leksione-futbolli-liverpoolit-fitore-tri-gola-ne-anfield%2F

Epërsia ka mundur të shkojë në dy gola për Atalantan në fundin e pjesës së parë, por gjuajtja e Teun Koopmeiners u ndal nga Caoimhin Kelleher

Me të nisur pjesa e dytë, Jurgen Klopp bëri tri zëvendësime, pasi nuk ishte i kënaqur në pjesën e parë.

Në minutën e 60-të, sërish dush i ftohtë për lojtarët e Liverpoolit, pasi Charles De Ketelaere asistoi te Scamacca që shënoi golin e dytë personal për 2-0.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1778517870701682734?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778517870701682734%7Ctwgr%5E876e175fe270acdbbffabf8f0635d1b085f219f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fatalanta-jep-leksione-futbolli-liverpoolit-fitore-tri-gola-ne-anfield%2F

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Mario Pasalic doli në skenë për të shënuar për 3-0, duke i dhënë epërsi të madhe Atalantas.

https://twitter.com/tekkersfoot/status/1778523566662926416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778523566662926416%7Ctwgr%5E876e175fe270acdbbffabf8f0635d1b085f219f8%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fatalanta-jep-leksione-futbolli-liverpoolit-fitore-tri-gola-ne-anfield%2F

Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas një jave ne Bergamo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy