Fenerbahçe u gjobit me 115,000 euro për braktisjen e ndeshjes së Superkupës së Turqisë kundër Galatasaray të dielën, në shenjë proteste kundër padrejtësive të supozuara, njoftoi sot Federata Turke (TFF).
Fenerbahce zbriti në fushë me 19-vjeçarët përballë Galatasarayt, por u tërhoq nga fusha pas golit të Icardit. Edhe trajneri i klubit, Ismail Kartal, u pezullua me 60 ditë pasi urdhëroi skuadrën e tij të braktiste lojën.
Kjo luftë mes Fenerbahçes dhe FTF-së shpërtheu kur skuadra verdheblu u sulmua nga disa tifozë të Trabzonsporit pas një ndeshje të Superligës.
Që atëherë, presidenti Ali Koç ka denoncuar ekzistencën e një “rrjeti të fshehur në futbollin turk”, i cili “vendos rrjedhën e kampionatit nëpërmjet arbitrave”. Klubi turk do mbledhë Asamblenë dhe me 20 mijë tifozë po diskutojnë për tërheqjen nga kampionati.