Olympiacosi dhe Fenerbahce zhvilluan një ndeshje shumë të bukur, ku në fund grekët fituan 3-2 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Konferencës.
Ishte një ndeshje në të cilën Fener u rikthye nga humnera ku kishte deficit prej tre golave
Fenerbahçe humbi disa raste të mira në fillim, ndërsa Olympiacos i ndëshkoi me golat Fortounis dhe Jovetic, për të mbyllur pjesën e parë 2-0
https://twitter.com/futbolnervion19/status/1778497738306449421?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778497738306449421%7Ctwgr%5Eee6bb89630fde47b9a94e087b24b6fcc782a15f2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ffenerbahce-u-kthye-fuqishem-ne-loje-ndaj-olympiacosit-vendos-ndeshja-kthyese%2F
Më të filluar pjesa e dytë, Chiquinho shënoi golin e tretë për grekët, duke menduar që kjo ndeshje ishte mbyllur
Megjithatë, turqit nuk u dorëzuan dhe shënuan fillimisht me Duas Tadic nga penalltia në minutën e 67-të.
Pak minuta më vonë Irfan Can Kahveci shënoi golin e dytë, i cili e ktheu plotësisht Fenerin në ndeshje.
GOAL:İrfan Can Kahveci Olympiacos 3-2 Fenerbahçe pic.twitter.com/8IshLmnsg3
— MIGOSI. (@migosi_mokaya) April 11, 2024
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe mbeti 3-2 edhe pse turqit kishin raste për barazim.
Ndeshja e kthimit është caktuar pas shtatë ditësh në Stamboll.