Iu vazhdohet paraburgimi Haxhi Shalës dhe Sabit Januzit

by Nexhat

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për Haxhi Shalën dhe Sabit Januzin.

Kjo është bërë e ditur gjatë konferencës javore të DhSK-së të enjten (11 prill 2024), raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Paneli i Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti. Më 8 prill, gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës”, tha zëdhënësi i DhSK-së, Michael Doyle.

Sipas tij, gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka konstatuar se për dy të akuzuarit ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor si dhe i arratisjes

“Ai konstatoi për të dy të akuzuarit se ekziston ende rreziku i arratisjes, pengimit të procesit gjyqësor si dhe rreziku i kryerjes së krimeve të tjera, veçanërisht duke pasur parasysh se me ecurinë e procesit të nxjerrjes së materialeve, të akuzuarit kanë më shumë qasje në informacione të ndjeshme”, tha ai.

Ndërsa, në të njëjtën çështje gjyqësore është caktuar edhe paneli i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve për kundërshtimin e ndryshimeve në Rregulloren e Ndihmës Jurdike nga Zyra Administrative.

“Në çështjen gjyqësore Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala, kryetarja e Dhomave të Specializuara, më 5 prill caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur lidhur me kërkesën referuese të të akuzuarve me të cilën kundërshtojnë ndryshimet në Rregulloren e Ndihmës Juridike nga Zyra Administrative. Paneli i Gjykatës Kushtetuese përbëhet nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti. Më 8 prill, Gjykatësi i procedurës paraprake urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës”, tha Doyle

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy