“Më të fortë së bashku”, Ambasada e ShBA’së shpërndan postimin për garën në Iowa ku morën pjesë ushtarët e FSK’së

by Nexhat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shpërndarë postimin e Gardës Kombëtare të Iowa’s lidhur me garën për luftëtarin më të mirë, ku morën pjesë edhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bashkë me postimin e shpërndarë ku në disa prej fotografive shihen edhe ushtarët e FSK’së përkrah ushtarëve amerikanë, ambasada ka shkruar “më të fortë së bashku”,

banner

Gara për luftëtarin më të mirë është mbajtur gjatë fundjavës që shkoi.

“Ushtarët nga e gjithë Iowa, së bashku me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, shfaqën qëndrueshmërinë, profesionalizmin dhe aftësitë e tyre luftëtare gjatë Garës Shtetërore të Luftëtarit më të Mirë të mbajtur në Camp Dodge në Johnston, Ioëa, nga 4-7 prill 2024. Kjo ngjarje vjetore shtyu pjesëmarrësit në kufijtë e tyre, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, në një demonstrim të shpirtit të palëkundur dhe gatishmërisë së atyre që shërbejnë.

Marshimi i këtij viti prej 12 miljesh solli konkurrentët në komunitetin lokal, me vijën e finishit të vendosur në Bashkinë e Johnston. Faleminderit të gjithë atyre që mbështetën dhe morën pjesë në Konkursin Shtetëror të këtij viti!”, thuhet në postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy