Një grup nga Ukraina diplomon për deminim në Kosovë, Hovenier: Krenar për përpjekjen amerikano-kosovare që t’i mbajmë ukrainasit të sigurt

by Nexhat

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka marrë pjesë sot në diplomimin e grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave nga një iniciativë e përbashkët mes FSK-së dhe Komandës Europiane të SHBA-së.

Hovenier tha se është krenar për këtë përpjekje të Kosovës e SHBA-së që t’i mbajnë ukrainasit të sigurt derisa në vendin e tyre po zhvillohet luftë

banner

“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Europiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e bëmë këtë përpjekje SHBA-Kosovë për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar përkrah partnerëve tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier.

Ai ka publikuar edhe disa pamje nga diplomim ku prezent ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy