30
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një video nga vizita e tij në Paris të Francës.
Në mbishkrimin e kësaj videoje, Rama ka shkruar se do të vendosen hapa konkretë për forcimin e miqësisë.
“Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, ka shkruar Rama.