Roma fiton në “San Siro” ndaj Milanit

by Nexhat

Roma ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Milani me rezultat 1-0 në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Evropës.

Ndeshja ishte e bukur dhe me raste. Milani rrezikoi fillimisht me Tijjani Reijnders, por Mile Svilar ishte në vend

banner

Roma kishte rast të mirë me Stephan El Shaarawy, por edhe goditja e këtij të fundit u ndal nga Mike Maignan.

Goli erdhi në minutën e 17-të, kur Paulo Dybala harkoi bukur në zonë, ndërsa me kokë shënoi Gianluca Mancini për 1-0

Milani tentoi të reagonte menjëherë, por një gjuajtje e bukur e Olivier Giroud u ndal nga portieri mysafir.

Edhe Roma kishte rast në minutën e 38-të, por El Shaarawy u ndal sërish nga Maignan

Tijjani Reijnders kishte rastin e fundit në pjesën e parë, por Svilar sërish bëri pritje të bukur.

Në pjesën e dytë, duke parë rezultatin, Milani shtoi trysnin drejt mbrojtjes së Romës, e cila u mbajt shumë mirë.

Tijjani Reijnders kishte rast të mirë në minutën e 72-të, ndërsa tre minuta më pas Yacine Adli gjuajti bukur, por në të dyja rastet Svilas ishte në vend.

Më së afërti të shënonte ishte Olivier Giroud, i cili në minutën e 87-të, goditi shtyllën duke mos arritur të shënonte nga afër.

Deri në fund nuk kishte gola dhe Roma e Daniele de Rossit mori një fitore të madhe që e afron me gjysmëfinalen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy