Ruzhdi Matoshi i reagon Menduh Thaçit: Asnjëherë s’kam folur me Kurtin e Konjufcën për dokumente diskredituese kundër Hashim Thaçit

by Nexhat

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin Pressing të T7 ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe bashkë me ish-deputetin e Maqedonisë së Veriut, Ruzhdi Matoshi, derisa ishin në opozitë i kishin kërkuar dokumente ‘diskredituese’ lidhur me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Matoshi sot ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se nuk qëndron.

“Demant – Ndjej obligim të sqaroj opinionin publik në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë rreth emisionit debativ T 7 mes Menduh Thaçit dhe Sadri Ramabajës ku përmendet emri im në kontekstin e bashkëpunimit mes meje, Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës gjoja rreth dokumenteve diskredituese për Hashim Thaçin. E vërteta është se unë Ruzhdi Matoshi asnjëherë nuk jam takuar apo biseduar me të lartpërmendurit për kontekstin e bisedës që u bë në emisionin në fjalë. Opinioni mbarë shqiptar i di mendimet e mia politike, aktivitetet e mia kombëtare për të cilat asnjëherë nuk devijoj”, ka thënë Matoshi.

Mbrëmë në Pressing, Thaçi tha se para disa viteve Kurti dhe Konjufca bashkë me Matoshin i kishin kërkuar “çfarëdo dokumenti” rreth Hashim Thaçit.

“Albin Kurti me këtë Ruzhdi Matoshin, Glauk Konjufcën  kanë ardhë… a e di ku jemi prishë? Një natë të bukur të Ramazanit m’ka thonë a ki najsen për Hashimin. Kjo [ka ndodhë] moti, para se me shku Hashimi. Iu thashë: Çka folni burra, a jeni n’veti ju?…Dokumente shpifëse, për kriminalitet…këta [Vetëvendosje] krejt qashtu janë. Shpifësa e punojnë me etiketa”

Ai tha se kjo ngjarje kishte ndodhur rreth vitit 2015-2016

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy