Ferizaj, Shefi i emergjencës: I mituri është në gjendje stabile, ishte shumë i shqetësuar për vrasjen e motrës

by Merita

Shefi i emergjencës në Ferizaj, Sefedin Fazliu, i cili ishte edhe mjek kujdestar sot kur ndodhi vrasja e rëndë në Ferizaj, ka treguar për T7 se gjendja shëndetësore e të miturit, që sot mbeti i plagosur nga të shtënat që ia morën jetën edhe motrës së tij, është stabile.

“Pacientin e kemi pranuar rreth orës 15 me autoambulancë. Përmes radiografisë e kemi parë se në parakrahun e djathtë ka pasë plumb, të cilin e kemi larguar. Ai është në gjendje stabile është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

banner

Ai tha se i mituri ka qenë “shumë i shqetësuar” meqë ka qenë dëshmitar i vrasjes së motrës së tij. Megjithatë, Fazliu tha se ai është pranuar në gjendje stabile.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy