FERIZAJ/ Të shtëna me armë në Qendrën për Punë Sociale, vritet një grua

by Nexhat

Një grua është vrarë sot në në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj pas disa të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli.

Deklarata e plotë e tij:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili êshtë dërguar nē Qendren Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar nē drejtim të panjohur.

Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që tê arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje.

Ekipe të hetuesve dhe krimteknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janê duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes,  ndêrsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy