FFK përjashton Ulpianën dhe Vllazninë e Pozharanit nga Liga e Parë

by Nexhat

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta përjashtojë Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, pas kurdisjes së ndeshjes.

Të premten, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Shkallës së Dytë të FFK-së, me kryes Metë Çekun, ka vendosur që Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit garat t’i vazhdojnë nga Liga e Dytë në sezonin 2024/25

Më 11 prill, Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e xhiros së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e kurdisur. Ndeshjen e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4-3.

Një vendim të tillë organet e FFK-së e marrin shumë, shumë rrallë, ndonëse numri i ndeshjeve që dyshohet se janë kurdisur është shumë i madh.

Vendimi i Komisionit të Garave u konfirmua edhe nga Shkalla e Dytë e FFK-së

“Klubet futbollistike “Ulpiana” dhe “Vllaznia Pozheran” largohen nga garat e rangut përkatës të Ligës së Parë të Futbollit (Grupi B) të edicionit 2023/24, ashtu që të njëjtit kthehen në rang më të ulët të garave dhe me këtë humbin statusin e anëtarëve të Ligës së Parë për edicionin 2023/24, kurse garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Futbollit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë të FFK-së.

Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Garave, të dyja klubet kishin mohuar përfshirjen në kurdisje. Policia ka nisur hetimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy