Hykmete Bajrami kërkon dënim meritor për dorasin e 21-vjeçares nga Ferizaj

by Nexhat

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vrasjes së gruas në Ferizaj, ku dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se këto ngjarje janë bërë të shpeshta dhe nuk bën të injorohen.

banner

“E tronditur thellësisht nga lajmi për vrasjen e një gruaje në Ferizaj. Sipas informatave që qarkullojnë po dyshohet se dorasi është ish-burri i saj, dmth. që kanë qenë të ndarë. Nuk i ka mjaftu ndarja i është dashur ta vrasë, i ka pengu ekzistenca e saj. Duhet me u zgju nga gjumi, këto ngjarje janë bërë tepër të shpeshta dhe nuk guxojmë me i injoru derisa të na trokasin në derë.”

Tutje, ajo ka kërkuar dënim meritor për dorasin

“Dënim meritor për dorasin, masa preventive për krejt rastet e dhunës që janë të lajmëruara në sistem.”, ka shkruar Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy