Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati sërish ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me Projektligjin për Tekste shkollore, duke ripotencuar se Projektligji është u kontrabandua nga mazhoranca në Kuvend.
Kastrati në një postim në Facebook shkruan se përveç tjera edhe përmbajtja e ligjit është skandaloze, gjersa hedh kritika të ashpra edhe ndaj deputetëve të LVV-së
Lexoni të plotë, pa ndërhyrje postimin e Kastratit:
Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan Projekt- ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend.
Përveç deputetëve të VV-së që vijnë nga bota anonimatit, presionit dhe orkestrimit të kësaj loje të pistë iu nënshtruan edhe dy profesorë universitar nga VV. Totalisht me zero integritet
Përmbajtja e ligjit është skandaloze. Ta zëmë një nga nenet e tij mund t’i mundësoj një ministri që për teket politike ta tërhjek ndonjë tekst shkollor me histori për UÇK-në apo ndonjë ministri hajvan që ta tërhjek ndonjë tekst shkollor për historinë e Skënderbeut.
Për përmbajtjen do flasim në raste të tjera më gjerësish, por tmerri qëndron në faktin se ky Projektligj ka kaluar në Kuvend pa vota të mjaftueshme!
Ne si opozitë e bojkotuam këtë komision ku deputetët e turpit kalojnë një projekt-ligj me vota të vjedhura.
Sot i vetmi vend ku mund të pështysh brenda ndërtesës së qeverisë janë fytyrat e ministrave hajna. Tani përveç parasë publike po vjedhen edhe votat në kuvend. Kjo është goditje fatale për demokracinë
Kambanat e alarmit po bien – ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!
Kur i kujtoj vetëm disa nga ministrat e parë shqiptarë të arsimit në Shqipërinë të viteve të largëta 1912 – 1939, si: Luigj Gurakuqi Sotir Peci, Hilë Mosi, Aleksandër Xhuvani, Ernest Koliqi, etj dhe kur e shoh Arbërie Nagavcin si ministre të arsimit në Kosovën e 2024-tës, shokohem e më vjen të vjell çfarë situate jemi në 2024-tën.
Të parët ishin njerëz të letrave, ata ishin poetët, shkrimtarët, publicistët e personazhet e njohura politike ndërkombëtarisht. Ata ishin intelektualët e kalibrave botëror.
Ndërsa e dyta (Nagavci) e padije deri në absurd. Shpesh ajo më krijon përshtypjen se vështirë e kupton atë që e lexon.
Shpesh më vjen natyrshëm pyetja se cili është mëkati ynë si shoqëri që e dënuam vetën deri në këtë masë me profile ministrash kaq të ulët e medioker si Arbërie Nagavci, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, etj, etj !
Lufta jonë vazhdon në lexim të dytë e nëse kalon edhe aty lufta jonë vazhdon në kushtetuese.
Nuk ndalemi para një regjimi të kriminalizuar që vjedh vota në kuvend!.