Osmani takohet me Hargreaves, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

by Nexhat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bëhet e ditur se në takim u fol për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, në prag të votimit nga Asambleja Parlamentare e kësaj organizate.

“Presidentja Osmani vuri theksin tek rëndësia e këtij anëtarësimit të Kosovës për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim. Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim, ndërsa ritheksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetje në këtë momentum të rëndësishëm për shtetin tonë dhe qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Nga 15 deri më 19 prill do të mbahet sesioni pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, ku sipas Këshillit të Evropës, votimi në sesionin e Asamblesë Parlamentare për Kosovën do të mbahet më 16 prill.

Më 27 mars ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në takimin që është mbajtur në Paris të Francës të Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy