Terrorizmi, alarmon FBI: “Sulme të mundshme të stilit të Moskës në SHBA”

by engel

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e një sulmi të organizuar terrorist të ngjashëm me atë që ndodhi në Rusi ku mbetën të vrarë qindra persona.

Alarmi është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i FBI-së, Christopher Wray përpara një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve në seancën dëgjimore për buxhetin.

banner

“Ndërsa shikoj mbrapa karrierën time në zbatimin e ligjit, do të ishte e vështirë të mendoja për një kohë ku kaq shumë kërcënime për sigurinë tonë publike dhe sigurinë kombëtare janë aq të larta. Gjithnjë e më shqetësuese është potenciali për një sulm të koordinuar këtu në atdhe, i ngjashëm me sulmin e ISIS-K në sallën e koncerteve në Rusi”, u shpreh Christopher Wray.

Zyrtarët amerikanë prej kohësh kanë qenë të shqetësuar për mundësinë e një sulmi të kryer nga një individ apo grup i vogël i frymëzuar nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Në fund të vitit fiskal 2023, theksoi shefi i FBI, janë hapur 4000 hetime ndërkombëtare për çështje të terrorizmit.

Në relacionin e tij përballë ligjvënësve të Dhomës së Përfaqësuesve, Drejtori i FBI-së kërkoi më shumë fonde përballë një kërcënimi në rritje si Kina, e cila sipas Christopher Wray nuk kursen asgjë me qëllim shkatërrimin e demokracisë amerikane.

“Ne kemi nevojë për fonde për të kundërshtuar kërcënimin nga Republika Popullore e Kinës. Një qeveri që nuk kursen asnjë shpenzim në përpjekjen e saj për të hakeruar, gënjyer, mashtruar dhe vjedhur në rrugën e saj drejt majës si një superfuqi globale dhe për të minuar demokracinë tonë dhe suksesin tonë ekonomik”, tha Christopher Wray, drejtor i FBI-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy