PE-ja ua njeh pasaportat e Serbisë serbëve të Kosovës, Arifi: Atak ndaj Pavarësisë, BE-ja po i shkel parimet

by Merita

Profesori universitar, Dritëro Arifi, thotë se Parlamenti Evropian ka shkelur parimet e veta pasi tri ditë më parë, Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme miratoi raportin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës.

Arifi thotë se lëvizjet e tilla tregojnë për sulm ndaj pavarësisë së Republikë së Kosovës.

banner

“Po them, hera e parë BE-ja kur e ka shkel parimin e vet është kur ia ka premtu Serbisë hapjen e negociata me një Kushtetutë e cila e ka një territor qe nuk e kontrollon pra kjo është shkelja e parimit të parë e BE-së e kjo është mendoj shkelja e dytë por me flagrante sepse po ia njeh komunitetit brenda një shteti me lëviz me pasaportë të një shtetit tjetër, pavarësisht se çka shkruan në atë pasaportë një far mënyrë vendimi i BE-s për njohjen e pasaportave të komunitetit serb të Kosovës për me lëviz lirë në vendet e BE-së, mendoj që është edhe zbehje e atak edhe ndaj shtetësisë së Kosovës edhe pse vendimi mund të jetë humanitar, nga aspekti politik e shoh si një atak shumë të rendë drejt pavarësisë”, thotë Arifi.

E teksa ka folur për bisedimet në Bruksel për dinarit serb, Arifi thotë se largimi i saj nga territori i Kosovës është çështje e kryer.

“Takimi i ardhshëm mund të vazhdoj si kanë vazhduar dy takimet e radhës mund te ketë një përafrim por nuk besoj se do ketë një vendim final por sidoqoftë mendoj që rezultati final i këtij takimi të radhës do gjendet një kompromis por dinari do largohet nga qarkullimi në Kosovë vetëm është çështje kohës se kur rregullorja e BQK-së apo vendimi i Qeverise që mund ti jep një afat komunitetit serb që të përgatitej për të gjithë  implementim e asaj marrëveshje por marrëveshja do jetë fuqi vetëm është çështje kohe”, thotë ai.

“Kosova këtu mund të tregohet e zgjuar  për një kompromis por që në fakt rezultati është i njëjtë. Është çështje kohe se a do ketë kohe implementimi i kësaj rregullore kjo është krejt për çka po debatohet, normalisht se Serbisë kjo nuk i konvenon në asnjë variant”, u shpreh Arifi./EO

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy