Presidenti i La Ligas për Perezin: Nuk është i mirë për vendin e futbollin

by Nexhat

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka vazhduar “luftën e fjalëve” me presidentin e klubit të Real Madridit, Florentino Perez.

Dyshja janë përplasur shpesh në vitet e fundit për çështje që kanë dominuar futbollin spanjoll nga roli i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF) deri te propozimi për Superligën Evropiane, .

Megjithatë, kritika e fundit e Tebas për Perezin fokusohet në marrëdhëniet e tij me politikën spanjolle dhe lidhjet e tij të gjata me pushtetin shtetëror në Spanjë.

Tebas vuri në dukje një fotografi të bërë në barazimin 3:3 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, në të cilën disa politikanë të shquar spanjollë ishin ulur në një zonë private.

Imazhet që bashkojnë figura nga sfera të ndryshme ndikimi janë një shqetësim për Tebas, i cili beson se ndikimi i Perezit në shumë fusha është i tepruar.

“Fotografia i thotë të gjitha. Nuk e pashë atë foto në Metropolitano të nesërmen [në ndeshjen e Atletico Madridit kundër Borussia Dortmundit]. Ai është një person me shumë ndikim në arritjen e qëllimeve të tij”, tha fillimisht i pari i La Ligas, raporton “Forbes”.

“Florentino është i tërthortë. Me Berlusconin e dinim se ai ishte i djathtë. Florentino është me të gjithë; Carmenan, Zapateron, Sanchezin. Ai ka shumë ndikim. Kjo nuk është mirë për vendin apo për futbollin”, deklaroi Javier Tebas.

Vërejtjet e tij vlerësohet se nuk kanë gjasa të kenë ndonjë ndikim në sjelljen e Florentino Perezit në Real Madrid, veçanërisht në lidhje me ftesën e politikanëve në ndeshje, nëse “Los Blancos” do të eliminojë Manchester Cityn për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy