Rohde pas vizitës së Sarrazin: Procesi i Berlinit është elementi kyç në përparimin e Kosovës

by Nexhat

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.

Rohde derisa ka shpërndarë një fotografi të Sarrazin me kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar se Procesi i Berlinit është element kyç për rrugën përpara

banner

“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara”, thotë Rohde.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti ka njoftuar se në takim me Sarrazin ka diskutuar për Procesin e Berlinit

“Sot e takova të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ndërsa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, ai nënvizon rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunim dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”, shkroi Kurti ditën e enjte.

Gjatë vizitës, Sarrazin ka takuar presidenten Vjosa Osmani, shoqërinë civile dhe Listën Serbe

https://twitter.com/GermanAmbKOS/status/1778704763707674758?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1778704763707674758%7Ctwgr%5E17c4f1bab6359d93ad77e298b9b6f0cbbb9823d6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frohde-pas-vizites-se-sarrazin-procesi-berlinit-eshte-elementi-kyc-ne-perparimin-e-kosoves%2F

.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy