207
Dy persona janë përleshur fizikisht, mbrëmë në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Në një moment, njëri e godet me boksa tjetrin, duke e rrëzuar përtoke.
Pamjet nga ky moment janë publikuar në faqen “Vrojtuesit e Lagjes”. Sipas pamjeve, përleshja fillon pasi njëri person ia përplas biçikletën përtokë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, nuk është raportuar për këtë rast.