Haradinaj kujton ngjarjet e 13 prillit 1999: Duke e parë fundin që po i vinte nga UÇK dhe NATO, forcat serbe u hakmorrën ndaj civilëve

by Merita

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 prillit të 1999 në Studenicë të Istogut dhe Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

Haradinaj ka thënë se armiku kishte shtuar terrorin atëherë kur e kishte parë se po i vjen fundi.

banner

“Duke e parë fundin që po i vinte nga humbjet e njëpasnjëshme të shkaktuara nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, forcat pushtuese të Millosheviqit, në prillin e 1999 e shtuan edhe më shumë terrorin ndaj popullatës civile shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka treguar se armiku pasi kishte vrarë anëtarët e një familje, trupat i kishte hedhur në bunar.

“Në fshatin Studenicë të Istogut muaji prill sjell dhimbje e kujtime për nëntë bashkëkombas që regjimi serb u mori jetën në mënyrën më barbare, tetë anëtarëve të familjes Lipaj dhe një të familjes Zeqiraj. Të rrethuar në shtëpi nga forcat kriminale serbe, ata u nxorrën jashtë në oborrin e shtëpisë ku u ekzekutuan nga afërsia. Pas ekzekutimit, armiku trupat e tyre i hodhi në bunarin afër shtëpisë, të cilin më pas e shkatërruan për t’i humbur gjurmët e krimit monstruoz”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka kujtuar edhe ngjarjen e rëndë në familjen Zeka dhe Hoxha të Fshatit të Vjetër të Ferizajt.

“Armiku nuk u ndal, në po të njëjtën ditë, në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, dora barbare serbe ekzekutoi pa mëshirë shtatë anëtarë të familjes Zeka dhe dy anëtarë të familjes Hoxha. Ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë e atdheut. Kujtimi i martirëve dhe sakrifica e tyre është motiv për t’i kultivuar më tej dhe mbrojtur vlerat për të cilat ata dhanë jetën. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, është shprehur Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy