Luis Alberto i jep lamtumirën Lacios: Kam kërkuar largimin, nuk dua të marr 1 euro më shumë nga ky klub

by Merita

Luis Alberto befasoi fansat duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se e ka kërkuar tashmë largimin nga Lacio.

Mesfushori kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar pastaj gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe.

banner

“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”, tha ai për “DAZN” sonte, menjëherë pas fitores 4:1 ndaj Salernitanas.

“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marrë një euro më shumë nga Lazio. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”, shtoi spanjolli.

31-vjeçari është nën kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai do të largohet duke u transferuar diku tjetër, apo do të largohet si lojtar i lirë duke prishur kontratën me klubin paraprakisht, si dhe duke hequr dorë nga pagat.

Luis Alberto ka bërë 302 paraqitje me fanellën e Lacios, duke kontribuar 51 gola dhe 76 asistime.

Ai është pjesë e klubi nga Roma që prej vitit 2016, kur u transferua nga Liverpooli për 4 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy