MASHTI i kthen përgjigje KQZ-së për hapjen e vendvotimeve më 21 prill në Veri: Shkollat janë kompetencë e komunave

by Merita

KQZ i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit për sigurimin e qasjen dhe funksionalitetit të Qendrave të Votimit për votimin e 21 prillit në katër komunat veriore.

Lidhur me këtë, MASHTI i ka kthyer përgjigje KQZ’së.

banner

Në përgjigjen që e ka parë Gazeta Express thuhet se “në bazë të nenit 7 të Ligjit të Arsimit Parauniversitar dhe nenit 5 të Ligjit të Arsimit në komunat e Republikës së Kosovës, shkollat janë kompetencë e komunave, përkatësisht komunat kanë kompetencë ekskluzive për shkollat në territorin e tyre”.

Kështu, KQZ tash kërkesën duhet t’ia drejtojë kryetarëve të komunave në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Më 21 prill, qytetarët e veriut pritet t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy